Zelensky rinovon thirrjen për më shumë raketa “Patriot” pas sulmeve të fundit ruse
Presidenti i ukrainas, Volodymyr Zelensky, përsëriti thirrjen për dërgimin urgjent të raketave të mbrojtjes ajrore “Patriot”, pas sulmeve të fundit me raketa të kryera nga Rusia ndaj Kievit.
“Ne kemi nevojë për përgjigje ndaj këtij terrori rus, përgjigje reale nga bota”, tha Zelensky në fjalimin e tij me video
Sipas tij, përgjigjja e vetme e drejtë është mbështetja për Ukrainën në zmbrapsjen e sulmeve me raketa ruse. Sistemet “Patriot” konsiderohen si mbrojtja më efektive kundër raketave balistike.
“Ka raketa për sistemet ‘Patriot’ në mbarë botën dhe është e rëndësishme që partnerët tanë të marrin vendimin politik për të dërguar furnizimet e nevojshme”, deklaroi Zelensky, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropia të Amerikës dinë mirë se çfarë i nevojitet urgjentisht Ukrainës.
“Raketat për mbrojtje nga raketat balistike duhet të mbrojnë njerëzit, jo të qëndrojnë në magazina”, theksoi presidenti ukrainas, duke paralajmëruar se çdo ditë vonesë i jep Rusisë një mundësi tjetër për të vrarë civilë në Ukrainë.
Sipas Zelenskyt, gjatë natës Rusia sulmoi Ukrainën me 35 raketa, përfshirë 27 raketa balistike, si dhe me 185 dronë. Ai tha se u arrit të rrëzohej vetëm një raketë balistike, pasi Ukrainës i mungojnë raketat për sistemet “Patriot”.
ATSH
KOHA JONË SONDAZH

