Duka uron Egnatian: Një arritje e jashtëzakonshme për futbollin shqiptar!
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili është njëkohësisht dhe zv.president i UEFA-s, ndoqi nga afër shortin e Conference League.
Për herë të parë në histori, në këtë kompeticion merr pjesë një skuadër nga Shqipëria. Egnatia do të luajë ndaj Midtjylland, Braga, Lincoln Red Imps, U. Craiova, Kauno Zalgiris dhe Aarhus.
Me anë të një postimi në profilin e tij, kreu i futbollit shqiptar i ka uruar suksese rrogozhinasve në Europë, ndërsa e quan arritje të jashtëzakonshme për futbollin shqiptar.
“Me krenari të veçantë ndoqa sot shortin e UEFA Conference League!
Për herë të parë në histori, një klub shqiptar mes klubeve të Conference League! Një arritje e jashtëzakonshme për Egnatian dhe futbollin shqiptar!
Urimet e mia dhe shumë suksese në Europë”, shkruan Duka.

KOHA JONË SONDAZH

