Antonela Roccuzzo i dedikon mesazh emocionues Messit pas lamtumirës nga Argjentina

Vendimi i Lionel Messit për t’i dhënë fund aventurës me kombëtaren e Argjentinës ka prekur miliona tifozë në mbarë botën, ndërsa një prej mesazheve më emocionuese ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo.

Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” njoftoi të hënën, më 31 gusht, tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund një kapitulli 21-vjeçar me fanellën e “Albiceleste”.

Messi e bëri publik vendimin përmes një postimi në Instagram, ku publikoi një fotografi të një shënimi të shkruar me dorë në gjuhën spanjolle. Lajmi erdhi pak javë pas finales së Kupës së Botës 2026, ku Argjentina u mposht 1-0 nga Spanja pas kohës shtesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë karrierës së tij me kombëtaren, Messi ka vendosur rekorde të jashtëzakonshme. Ai largohet si golashënuesi më i mirë në historinë e Argjentinës dhe futbollisti me më shumë paraqitje, me 125 gola në 207 ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë moment të veçantë, Antonela Roccuzzo zgjodhi t’i kushtonte bashkëshortit të saj disa fjalë të ndjera, duke vlerësuar këmbënguljen dhe forcën e tij për të mos u dorëzuar edhe në periudhat më të vështira.

“Të pashë të vazhdoje përpara edhe kur gjërat nuk shkonin mirë dhe gjithmonë të provoje sërish. Dhe pas kaq shumë vitesh, pata gjithashtu fatin të të shihja të realizoje ëndrrat e tua dhe të jetoje disa nga ditët më të lumtura të jetës sonë. Ti e meritoje këtë histori dhe shumë më tepër. Të duam pafundësisht!”

Rruga e Messit me Argjentinën nuk ka qenë gjithmonë e mbushur me triumfe. Përpara se të arrinte majat, ai përjetoi disa prej zhgënjimeve më të mëdha të karrierës, përfshirë humbjet në finalet e “Copa América” dhe Kupës së Botës.

Në vitin 2016, pas një tjetër disfate në finalen e “Copa América”, Messi kishte njoftuar edhe më parë tërheqjen nga kombëtarja. Megjithatë, vendimi zgjati pak dhe ai u rikthye për të vazhduar aventurën me Argjentinën.

Këmbëngulja e tij u shpërblye më pas me një prej kapitujve më të lavdishëm të karrierës. Messi udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në “Copa América” 2021, duke i dhënë fund një pritjeje 28-vjeçare për një trofe madhor. Në vitin 2022 erdhi suksesi më i madh, me Argjentinën që u shpall kampione e botës, ndërsa në vitin 2024 “Albiceleste” fitoi sërish “Copa América”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?