Elbasan, pilotohet modeli i mikrofinancës “Grameen Impact Albania”
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka pritur në ambientet e bashkisë Drejtorin Ekzekutiv të Grameen Impact Albania, z. Abul Kalam, së bashku me përfaqësuesit e AADF-së, Marin Shtylla dhe Skevi Paralloj.
Gjatë takimit u diskutua mbi projektin “Grameen Impact Albania”, i cili do të pilotohet në Elbasan dhe synon të krijojë mundësi të reja financimi për sipërmarrësit dhe grupet që kanë akses më të kufizuar në shërbimet financiare.
Projekti bazohet në modelin e mikrofinancës të zhvilluar nga laureati i Çmimit Nobel, Muhammad Yunus, duke ofruar kredi të vogla pa kolateral dhe duke synuar fuqizimin ekonomik të individëve që përballen me barriera në aksesin ndaj financimit.
Një fokus i veçantë i programit do të jetë nxitja e sipërmarrjes dhe përfshirja financiare e grave dhe grupeve të margjinalizuara, duke krijuar më shumë mundësi për zhvillimin e ideve dhe bizneseve të reja.
Bashkia Elbasan synon që përmes këtij programi të mbështesë krijimin e mundësive të reja ekonomike dhe fuqizimin e sipërmarrjes në komunitet.
KOHA JONË SONDAZH

