Përvetësuan 100 mijë euro duke mashtruar qytetarët, arrestohet 58-vjeçarja, nën hetim bashkëpunëtorja
Një 58-vjeçare me inicialet S.D. është arrestuar dhe bashkëpunëtorja e saj me inicialet S.N, 27 vjeçe po hetohet pasi dyshohet se kanë përvetësuar mbi 100 000 euro, duke mashtruar qytetarë, se do të ndërhynin në AShK, për t’iu zgjidhur rastet pronësore, dhe duke i pajisur me dokumente false.
Policia e Tiranës bën me dije se ka sekuestruar një shumë eurosh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, disa certifikata të dyshuara të falsifikuara dhe 2 celularë.
58-vjeçarja dyshohet se mashtronte se mund t’u zgjidhte qytetarëve çështjet pronësore, pasi kishte të njohur në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
“Këto shtetase dyshohet se nëpërmjet veprimtarive kriminale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar mbi 100 000 euro, nga qytetarë të ndryshëm. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të zbardhur dhe dokumentuar raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale, të kryera nga shtetasja S. D. dhe bashkëpunëtorja e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore””,
KOHA JONË SONDAZH

