Frosinone i shkakton humbjen e parë Comos në Seria A

Como e Cesc Fabregas nuk është më e pathyeshme në kampionat. Skuadra italiane pësoi humbjen e parë të sezonit, teksa u mposht 2-0 në transfertë nga Frosinone.

Como e nisi mirë ndeshjen dhe pati një mundësi të artë për të kaluar në avantazh që në minutën e 7-të. Miqtë krijuan tri raste brenda pak sekondash, por portieri Lorenzo Palmisani reagoi në dy ndërhyrje, ndërsa në tentativën e tretë topi u përplas në shtyllë.

Frosinone zhbllokoi sfidën pak minuta më vonë. Giacomo Calò provoi me një goditje nga distanca, e cila u devijua nga Luis Milla dhe përfundoi në rrjetë. Në fundin e pjesës së parë, Giorgi Kvernadze dyfishoi avantazhin e vendasve pas një aksioni të shpejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Como kërkoi të reagojë, por Palmisani ishte në një ditë të shkëlqyer dhe ndali tentativat e Nico Paz dhe Moise Kean. Edhe Frosinone pati mundësi për të shënuar një tjetër gol, me Antonio Raimondo dhe Jesus Rodriguez që iu afruan golit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë fitore, Frosinone ngjitet në vendin e pestë me 10 pikë, ndërsa Como zbret në vendin e gjashtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?