Erjon Vishkulli, i riu i cili u godit me plumb gome nga Policia gjatë protestës të së shtunës në Tiranë, ka mbërritur në Romë, ku pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vishkulli përmes një mesazhi, ku shprehet me shpresë për operacionin e radhës dhe besim se gjithçka do të shkojë mirë.
”Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës ‘San Carlo’, ku do të futem për një nga operacionet e radhës! Zoti bëftë mrekulli! SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE”.
Nga ana tjetër, pak më parë, kryeministri Edi Rama informoi se ‘‘iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër”.
Rama: Djalin e goditur në sy e dërgoi qeveria në Romë për kurim të specializuar — KOHA JONË
