100 mijë euro nga trafikimi i heroinës, arrestohen 2 shqiptarë në Greqi

Policia greke ka goditur një grup kriminal ku mes tyre janë arrestuar edhe 2 shqiptarë.

Mësohet se grupi është goditur në vendin e quajtur Mesinia, dhe sipas policisë grupi ishte aktiv prej 7 muajsh ku kishte trafikuar 1.5 kg heroinë dhe 25 kg marijuanë duke fituar 100 mijë euro.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 32 dhe 40 vjeç. Gjatë operacionit u sekuestruan 6 kg 946 gram marijuanë, 48.3 gram heroinë, 5630 euro dhe një makinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po vijon hetimet për të gjetur bashkëpunëtorë të tjerë të grupit kriminal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?