11-vjeçari bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet në spital
Aktualitet E Diel, 17 Prill 2022 20:23
Një fëmijë 11 vjeçar është rrëzuar nga 3 metra lartësi teksa luante. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” përballë portës hyrëse të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”, në Gjirokastër.
Bëhet e ditur se fëmija 11-vjeçar Elidon N. ka rënë me kokë duke shkaktuar frakturë serioze.
Menjëherë fëmija është transportuar drejt “Spitalit të Traumës” në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar.

