15-vjeçari humbi jetën në aksidentin tragjik, mësuesi me mesazh prekës: Një boshllëk në bankat dhe zemrat tona
Aksidenti tragjik i ndodhur në Manzë të Durrësit, ku humbën jetën 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij italiane, 26-vjeçarja Sara Brugnatelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin. Në veçanti, ndarja e parakohshme e Alvi Muhaxhirit ka shkaktuar dhimbje të madhe edhe në shkollën ku ai ndiqte mësimet.
Mësuesi Leonik Tomeo ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e nxënësit të tij. Tomeo shkruan se mungesa e Alvit do të ndihet gjatë në bankat e shkollës dhe në zemrat e mësuesve e bashkëmoshatarëve të tij.
Ai kujton buzëqeshjen e 15-vjeçarit dhe shpreh ngushëllimet për familjen, duke iu lutur Zotit t’u japë forcë për të përballuar këtë humbje të rëndë.
Mesazhi i plotë
Me hidhërim të thellë e zemër të thyer mësuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit tonë të dashur Alvi Muhaxhiri.
Ikja e tij kaq e shpejtë la një boshllëk të madh në bankat e shkollës sonë dhe nMeë zemrat e të gjithë mësuesve e shokëve të tij.
Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje të papërshkrueshme.
Kujtimi dhe buzëqeshja e tij do të mbeten përherë të gjalla në shkollën tonë.
U prehtë në paqe shpirti yt Alvi !
KOHA JONË SONDAZH

