18 tërmete për një javë: Sizmiologët shqiptarë japin alarmin

Vetëm javën e fundit, në vend janë rregjistruar 18 raste të lëkundjeve të tokës, ku më e prekur ka qenë zona e Korçës.

”Në zonën e Kukësit kanë qenë dy tërmete të ndarë nga njëri-tjetri në hapësirë, por në kohë kanë qenë të ndarë me magnitutë 2.4 dhe 2.7. Brenda javës së fundit janë rregjistruar mbi 18 tërmete, kryesisht mbi intervalin e magnitudave 3 të shkallës rihter”,- tha sizmiologu Edmond Dushi për Tv Klan.

Gjithashtu, këto mikrotërmete mund të jenë parashikues të tërmeteve më të fuqishme:

Swiss Digital Desktop Reklama

”Në raste të caktuara, ndodhja e aktivitetit sporadik, mikrotërmetor bën të mundur që në zona të caktuara të kemi ndryshime të energjisë sizmike dhe kjo e relakson zonën. Por mikrotërmetet mund të jenë dhe gjurmues ose parashikues të ngjarjeve të pritshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?