Reshjet e shiut/Rrugët problematike në vend

Ministria e Transporteve ka dhënë informacionet e fundit mbi gjendjen e akseve kombëtare, në 3 qarqet e Veriut, Shkodër, Kukës dhe Dibër. Gjatë orëve të mëngjesit pati probleme me rrëshkitjet e dherave në aksin Qafa e Malit-Fierzë, por firmat kontraktore kanë ndërhyrë menjëherë duke e pastruar.

Ministri Transportit Sokol Dervishaj ka dhënë urdhër për gadishmëri maksimale ndaj gjithë drejtorive rajonale të ARRSH, si dhe ka bërë thirrje për prani me mjete dhe punonjës shtesë.

Aktualisht lëvizja e automjeteve në gjithë akset kombëtare është normale. Ju bëjme drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Infoja sipas qarqeve.

Swiss Digital Mobile Reklama
  • Qarku Tiranë
  • Situata e qarkullimit është përmiresuar, nuk ka probleme për qarkullimin.
  • Qarku Durrës
  • Në zonën e Shkëmbit te Kavajes,  është normalizuar situata e qarkullimit.  Mjetet dhe forcat janë në gadishmëri.
  • Në të gjitha akset qarkullohet normalisht.
  • Qarku Elbasan
  • Nuk raportohen probleme ne te gjitha akset e ketij qarku.
  • Qarku Berat
  • Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku.
  • Qarku Vlorë
  • Në aksin Qafa e Dushkut – Kuç, është demtuar Ura qe lidh Lepenicen me Brataj, nga prurjet e lumit. Kalimi është devijuar deri në ndertimin e një ure të re.
  • Qarku Berat
  • Në akset e tjera të këtij qarku nuk ka probleme.
  • Qarku Gjirokastër
  • Në akset e ketij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
  • Qarku Korçë
  • Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku.
  • Qarku Kukës
  • Në disa  nga akset e këtij Qarku ka prani të materialeve në rruge. Firmat kontraktore po punojne me mjete dhe fuqi punëtore për pastrimin e akseve.
  • Në aksin Fushe Arrez – Nyja Fushe Dukagjin, kalimi  kryhet  vetem për mjetet e vogla dhe furgonat, për shkak te shembjes se ndodhur para disa kohesh dhe shirave te diteve te fundit.  Firma kontraktore po punon për mbajtjen nen kontroll  te situates.
  • Në aksin Krumë – Qafe Prush, në Vlane, ka një shembje në gjatesi rreth 50 ml, rruga është 1 kalimshme. Pjesa tjetër e aksit nuk ka probleme për qarkullimin.
  • Në aksin B. Curri – Valbonë, kalimi kryhet me një korsi.   Në vend  ka prani të mjeteve dhe fuqi punëtore të shtuar të kontraktorit, të cilet bëjnë pastrimin e aksit nga rënia e herë pas hershme e gurëve dhe dherave.
  • Qarku Dibër
  • Në disa  akse  të këtij Qarku ka prani te materialeve , por pa problem per qarkullimin e mjeteve. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe fuqi punëtore të shtuar për pastrimin e akseve.
  • Aksin K. Hadroj – Qafe Bene, është hapur me dy kalime në të gjithë gjatësinë e tij. Megjithatë herë pas here ka rënie guresh e dherash nga rreshjet. Firma kontraktore po bën pastrimin e aksit.
  • Tek Ura ne Hyrje të Urës së Klosit, ka dëmtime të shpatullave të urës, nga prurjet e lumit.
  • Qarku Shkodër
  • Qarkullimi është normal në akset e këtij qarku.
  • Qarku Fier      
  • Kalueshmeria është normale në të gjitha akset e këtij Qarku.
  • Qarku Lezhë
  • Qarkullimi është normal në të gjitha akset e këtij Qarku.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?