22 vjeçarja që u ngjit në majën me të lartë të botës

Eversti, është mali më i lartë dhe më mistik botë, pavarësisht këtyre disa alpinistë vazhdojnë ta kenë synim arritjen në 8 mijë 848 metra.Bonita Norris është një nga ata – ëndërrimtare kokëfortë; në vitin 2010, në moshën 22-vjeçare, ajo u bë gruaja më e re britanike që shkeli këtë maje. në shkallë të malit legjendar.

Në moshën 20 vjeçare kur moshatarët e saj shijojnë kohën më të bukur të rinisë, ajo nisi ta mendojë ngjitjen në Everest. Deri në atë kohë gjëja më e lartë që kishe ngjitur ndonjëherë – ishte një pemë. Vetëm dy vjet më vonë, ajo arriti në ballkonin e botës, në Everest.

Megjithatë lëshimin nuk e kishte të lehtë. Ajo kishte rrëshqitur dhe si pasojë kishte marrë lëndime në kokë, ndërsa këmbët e saj kishin ngrirë shpejtë, duke rrezikuar të ngrihej e gjitha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Norris kishte vazhduar ecjen, duke i shpëtuar kështu vdekjes në malin që për çdo vjet merr shumë jetë, transmeton Klan Kosova. Udhëtimi i saj ka qenë dhe mbetët motivues për shumë njerëz që dyshojnë në aftësitë e tyre fizike. Rrëfimi i saj ka një mesazh: mos hiqni dorë nga ëndrrat, shkoni pas instiktit tuaj edhe në ditët më të errëta.

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?