25-vjeçarja në gjendje kritike, 30-vjeçari nën monitorim pas zjarrit në një hotel në Vlorë

Një ditë pas zjarrit që përfshiu hotelin “Brooklin” në Vlorë, ku disa persona mbetën të plagosur teksa përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve, dy prej tyre vijojnë të marrin trajtim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Më e rëndë mbetet gjendja e 25-vjeçares Ana Dyrmishi, e cila ka pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit.

Ajo ndodhet në Reanimacion dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga mjekët. Dyrmishi ka djegie në rreth 85% të trupit dhe gjendja e saj vijon të jetë e rëndë. Nën monitorim vijon të jetë edhe 30-vjeçari Aldo Kasimi, i cili ka pësuar djegie në rreth 30% të trupit.

Mjekët po ndjekin ecurinë e gjendjes së tij, ndërsa të plagosurit e tjerë, mes tyre edhe personat që pësuan dëmtime pasi u hodhën nga lartësia për t’i shpëtuar zjarrit, janë në gjendje të stabilizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së dielës në hotelin “Brooklin” në Vlorë, duke shkaktuar panik mes pushuesve. Disa prej tyre u detyruan të hidhen nga ballkonet për t’u shpëtuar flakëve, ndërsa të tjerë u nxorën nga ndërtesa me ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?