29 nëntori është dita që na kujton Shqipërinë e çliruar nga nazifashistët
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1452020521577352/
Nga Monika Kryemadhi.
73 vjet më parë mijëra djem e vajza, burra e gra të angazhuar në Ushtrinë Antifashiste Nacionalçlirimtare luftuan ditë e natë, në të ftohtin e acartë dhe terrenin e vështirë për çlirimin e atdheut. Dhe nuk ishte një luftë e lehtë, sepse përballë ushtrisë tonë me përmasa dhe pajisje modeste qëndronte një nga ushtritë më moderne të kohës, nazistët, që me terrorin që kishin mbjellë ishin shndërruar në xhelatet e Evropës. Por sikundër dëshmon historia e vjetër e botës dhe ajo e re e shqiptarëve ,për të fituar një luftë nuk mjaftojnë vetëm armët. Për të qenë fitimtar duhet motivimi dhe guximi, vullneti dhe përkushtimi për të luftuar me zemër, ashtu sikundër partizanët tanë luftuan dhe fituan përballjen me nazifashistët.
Sot ne kujtojmë me krenari me mirënjohje sakrificën e 28 mijë dëshmorëve, përpjekjen e tyre për ta bërë Shqipërinë një vend të begatë dhe modern. Kohët treguan se ndoshta jo të gjithë aspiratat e tyre u plotësuan, por dëshira dhe përpjekjet për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë janë ende motiv për brezat e rinj. Ndaj dita e sotme duhet të na bëjë më të përgjegjshem për të realizuar dëshirën tonë por dhe përpjekjet dhe sakrificat e mijëra dëshmorëve të luftës, që Shqipëria të jetë një vend i begatë dhe i dashur për shqiptarët. 73 vjet më parë, partizanët tanë, fituesit e betejave dhe luftës me nazismin parakaluan krenarë, me bindjen dhe besimin se Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë. Sot është detyrë dhe përgjegjësi e jona për ta çuar në vend amanetin e tyre.

