FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

3 arsyet pse shqiptarët braktisin vendin sipas ambasadorit të BE-së

”Cilësia e arsimit, sistemi shëndetësor dhe besimi tek institucionet janë tre arsyet madhore pse shqiptarët braktisin vendin e tyre”, kështu tha ambasadori i BE-së në vendin tonë Silvio Gonzato, kur u pyet për valën e emigracionit edhe 34 vite pas rënies së regjimit komunist. Sipas tij Shqipëria ka nevojë për njerëz të aftë në mënyrë që të përparojë me reformat.

“Shqipëria ka nevojë për njerëz të aftë, njerëz profesionistë që mund ta ndihmojnë atë të bëjë përparim me reformat dhe gjithçka që duhet bërë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Njerëzit do të thonë, epo, ju e dini, nuk ka punë mjaftueshëm, apo punët nuk janë shumë të kualifikuara. Unë e shoh ndryshe. Mendoj se problem është arsimi. Cilësia e arsimit në Shqipëri duhet të përmirësohet. Kjo është arsyeja pse së fundmi ne kemi përmirësuar programin Erasmus”.

Problemi me sistemin shëndetësor sipas tij është që disa njerëz nuk marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore. Sa i takon besimit tek institucionet, Gonzato thotë se është gjëja më re rëndëisishme për të mbajtur njerëzit këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?