30-vjeçari arrestohet pasi dhunoi motrat dhe babain, i kërcënoi me thikë

Një ngjarje kriminale në familje është parandaluar pas kallëzimit të një vajze, e cila dhunohej nga vëllai i saj. Në pranga ka rënë 30-vjeçari Armir Lleshi, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj dy motrave e babait të tij, dhe i kërcënoi ato me mjet prerës (thikë).

I riu dyshohet se i dhunonte në mënyrë të vazhdueshme, fizikisht dhe psikologjikisht, motrat dhe babain. Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?