35 vjet pas udhëtimit të “Vlorës”, rikthehet diaspora shqiptare

35 vite pas udhëtimit të anijes “Vlora”, historia duket se përsëritet në një tjetër formë. Sot, më 21 gusht, anija e Global Sumud Flotilla, së bashku me përfaqësues të diasporës shqiptare, ka mbërritur në Vlorë me një mesazh të qartë: toka, deti dhe pasuritë e përbashkëta duhen mbrojtur.

Mbërritja në brigjet e Vlorës simbolizon një lidhje mes dy momenteve të rëndësishme të historisë shqiptare. Dikur, nga këto brigje u nisën mijëra shqiptarë në kërkim të një jete më të mirë. Sot, pas dekadash, një pjesë e diasporës rikthehet për t’u bërë pjesë e një tjetër beteje, kësaj here për mbrojtjen e territorit dhe të së mirës së përbashkët.

Në Vlorë, diaspora dhe flotilja janë pritur gjatë ditës, ndërsa në orën 19:00 do t’i bashkohen protestës së Flamingove. Rrugëtimi do të vijojë edhe më 22 gusht, me takime me komunitetet e zonës Vjosë-Nartë dhe me protestën e Flamingove në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një udhëtim që nis nga kujtesa e emigrimit dhe mbërrin te shqetësimet e së sotmes, duke përcjellë një mesazh të përbashkët: toka nuk është thjesht pronë, brigjet nuk janë thjesht hapësira për t’u shitur dhe e përbashkëta nuk mund të trajtohet si mall.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?