”50% më pak aksidente”, njihuni me Sidorelën

Policia e Shtetit na ka prezantuar me një tjetër efektive, duke përcjellë mesazhin se një police femër është e barabartë në këtë detyrë, aq sa një polic mashkull. Polica e Gjirokastrës është në gatishmëri të plotë për të ardhur në ndihmë të qytetarëve në raste të problematikave të caktuar.

Punonjësja e Policisë Rrugore, Sidorela rrëfen se falë punës së bërë nga Policia Rrugore, rezulton se krahasur me një vit më parë, aksidentet rrugore janë ulur me 50%. Ajo i bën ftesë të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo problematik në numrin 112 pa pagesë.

“Shërbejmë me përkushtim në rrugët e gurta të qytetit, në menaxhimin e trafikut për mos të krijuar bllokime e pengesa në lëvizjen e turistëve të shumtë që vizitojnë qytetin muzeal, pjesë e UNESCO-s. Në qarkun tonë këtë gjashtë mujor, krahasuar me një vit më parë kanë ndodhur 50% më pak aksidente me pasoja”,-shkruhet në postimin e Policisë së Shtetit në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?