Adrian Bylyku emërohet Drejtor Ekzekutiv i AKBN-së

Në bazë të Urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, datë 23.11.2017  me Nr.Prot.218, Adrian Bylyku u emërua Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Adrian Bylyku, ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti “Gjeologji- Miniera” në vitet 1986-1991. Në vitet 1993-1996 ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin e Bolonjës, në fushën e gjeoteknikës dhe kërkimeve kimike në sektorin e ndërtimit. Që nga viti 2016  e në vijim,  Bylyku ka mbajtur funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Hidrokarbure në AKBN. Me herët Bylyku ka kryer detyra  të tjera në institucione shtetërore dhe kompani private si:

–       Konsulent mjedisor dhe gjeoteknik si pjesë e programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin UNEP; 2014-2016

–       Drejtor teknik i kompanisë “Cement Plan”, 2006-2014

Swiss Digital Desktop Reklama

–       Drejtor i Drejtorisë së Prokurimeve, KESH 2004-2006

Swiss Digital Mobile Reklama

–       Specialist prokurimesh i projektit të Bankës Botërore në Ministrinë e Shëndetësisë HSRDP & HSRP;

–       Inxhinier teknik në kompaninë “TAMBURINI Ltd., & GEIMCO Ltd., Bologna (ITALY) 1996 – 1998     

Inxhinier teknik në kompaninë “R.C.E. (Chemical & Geotechnical Research in Construction Industry), Bolonja, Itali 1993 –1996.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?