Agjentë civilë në protestën e PD
Edhe pak minuta në nisjen e protestës së opozitës. Poshtë mbikalimit tek Shkolla Teknologjike në Tiranë ka nisur edhe grumbullimit i protestuesve të parë. Mësohet gjithashtu se pranë këtij aksi ka shkuar edhe nëndrejtori për krimet në policinë e Tiranës Skënder Hita së bashku me agjentë të këtij sektori të veshur civil. Për menaxhimin e trafikut ka një prezencë të shtuar të policëve rrugorë. Në nyjet e kryqëzimit qëndrojnë patrulla Shqiponja.
News 24

