Ahmetaj: Kavaja, jo pjese e sherrit politik
Aktualitet E Premte, 21 Maj 2021 18:47
Ministri i Financave Arben Ahmetaj, njekohesisht i deleguari i Partise Socialiste per Bashkine Kavaje dhe Rrogozhine, ka shpallur sot fillimin e fushates ne Kavaje me kandidatin e PS per Bashkine, Klodian Shehu.
Gjate fjales se tij Ahmetaj tha se Kavaja nuk do te behet pjese e sherreve politike:
“Cfare po ndodh sot me Kavajen? Cfare po ndodh sot me Shqiperine? E degjoni cfare klithmash vijne nga cadra. Duan t’ju pengojne te shkoni ne daten 7 maj te votoni kryetarin e bashkise. Po pse? Kane frike nga vota e lire, kane frike nga fitorja e Partise Socialiste, kane frike nga fitorja e qytetarise se Kavajes. Ajo qe une dua nga ju te beni, qytetare te Kavajes socialiste apo jo, dua te shkoni dere me dere tek qytetaret e Kavajes, dhe ata qe votuan Partine Demokratike, t’ i ftoni qe me 7 maj, te dalin nga shtepite, te tregojne qe Kavaja eshte larg sherreve, qe Kavaja eshte vertet qytet I demokracise, por jo I demokracise qe I perket Partise Demokratike, por qyteti demokracise qe I perket nje qyteterimi te ri, I asaj Shqiperie qe ne duam, I Shqiperise me shtet, I Shqiperise me pune, I Shqiperise me mirqenie”.
Ndersa lidhur me projektet e nisura ne Kavaje Ahmetaj theksoi se qyteti tashme eshte shnderruar dhe do te vazhdoje me Rilindjen Urbane.
” Sot Kavaja nuk eshte me nje qytete I zakonshem, eshte nje destinacion turistik. Sot kavaja nuk eshte me nje qytet I zakonshem, eshte nje qytet qe ka zhvillim ekonomik dhe dua t’ju kujtoj, t’ju kthej vite mbrapa vetem per t’ju kujtuar se cfare kemi per te humbur. Ketu ne kete qytet, ka qene anetar parlamenti ish kryetari I opozites, Sali Berisha. E la qytetin ne mjerim te plote, e la qytetin ne harrese, nuk u kujtua asnje dite per te vendosur nje tulle ne favor te komunitetit, te qytetit te Kavajes. Me Edi Ramen ne pushtet jane me shume se 30 million dollare te investuara dhe ka nje qytet qe duket ndryshe. Dhe me kryeminister Edi Ramen dhe Partine Socialiste, ne mandatin e dyte ne kemi mundesi qe qytetin ta cojme nje hap perpara” – tha Ahmetaj i cili theksoi edhe njehere se ne 7 Maj dhe ne 18 qershor qytetaret do te shkojne ne zgjedhje.