Aksident fatal në Itali, humbet jetën shqiptari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka mbetur i vdekur shqiptari Bashkim Hakani.

Aksidenti fatal ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:30 pranë fshatit Careggi nga qarku i Firences, Itali.

Në aksident janë përfshirë tre makina, ku 50-vjeçari shqiptar drejtonte një Fiat Panda, por një frenim i papritur e ka përplasur me një Renault Kangoo dhe një furgon Piaggio.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga kjo përplasje mbetën të plagosur 7 persona, ku fatkeqësisht Bashkim Hakani, 50-vjeç, mbeti i mbërthyer brenda kabinës duke gjetur vdekjen, pavarësisht që në vendngjarje shkuan ambulanca dhe helikopterë të urgjencave.

Swiss Digital Mobile Reklama

50-vjeçari Hakani jetonte prej vitesh në Itali dhe mëngjesin e djeshëm ishte nisur për në punë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?