Aksident i rëndë në Shkodër, 1 person në gjendje të rëndë!

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Bardhaj të njësisë administrative Rrethina të Shkodrës.

Një person i cili ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë ka humbur ekuilibrin dhe ka dalë jashtë rruge.

I plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që një tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy të aksidentuarit janë burrë dhe grua, ata janë Çesk Ndue Marashi dhe Age Pjetër Marashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?