Aksident i rëndë te “Pallati me Shigjeta”
Aktualitet E Mërkurë, 5 Maj 2021 01:55
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, më konkretisht te zona që njihet si “Pallati me shigjeta”.
Një burrë u plagos rëndë pasi u aksidentua nga një automjet, i cili thuhet se ishte me targa të huaja.
Ngjarja ka ndodhur poshtë mbikalimit që është në ndërtim e sipër tek kryqëzimi i Rrugës së Kavajës me Unazën e Re.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thonë se i plagosuri kishte dëmtime të shumta.

