Aksident në Lushnje, humb jetën punonjësi i postës. Ja emri
Aktualitet E Premte, 21 Maj 2021 23:47
Një aksident me vdekje ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lushnjes pranë ish-fabrikës së plastmasit. Motorçikleta e postës është përplasur me një automjet. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motorit e punonjësi i postës, Ersuel Kamxhiu.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

