Arrestohen vëllezërit hajdutë, kishin dhe makinë me fenelinë policie

Dy vëllezër, njëri vetëm 16 vjeç është arrestuar pasi akuzohen si autorë të një sërë vjedhjesh në Shijak.

Të arrestuarit janë Hamid Bala 28 vjeç,  banues në Karpen, Maminas, i dënuar më parë për veprat penale” Plagosja”,  “Armëbajtje pa leje”dhe “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe E. B.  16 vjeç,  banues në Karpen, Maminas, i dënuar më pare.

“Grupi hetimor ka zbardhur dhe  dokumentuar rme prova shkencore dhe procedurale se shtetasit e mësipërm (vëllezër) janë autorë të dyshuar të vjedhjes së magazinës së shtetasit E. Z. , vjedhjes së servisit së shtetasit M.N. ku kanë vjedhur vlera monetare, sende të ndryshme materiale, telefona celularë dhe vjedhjes së një çante, marsup shtetasit S.B” informon policia e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale“Vjedhja” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtje pa të drejtë e uniformës dhe simboleve”parashikuar në nenet 134, 25 , 278/2,  280  dhe 247 të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në momentin e kapjes së shtetasve të mësipërm si edhe gjatë kontrollit të kryer në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 1  armë zjarri pistoletë tip “Ecol” , kal. 7.65 mm, së bashku me një kreher  me 9  fishekë;

• 1 armë gjahu tipi Shutgan ku brenda folesë së saj gjendeshin 4  fishekë;

• 1 armë gjahu me grykë e cila kishte të stampuar PBERETTA;

• 1  pushkë sportive;

• 1 dorezë arme gjahu shutgan;

• 169  fishekë kal.7.62 mm mod 56;

• 1 automjet tip Benz CLK 230 kompresor së bashku me dokumentacionin dhe të instaluara një palë fenelina policie;

• 6 palë targa;

• sendet e vjedhura në pronën e shtetasve E.Z. dhe M.N.

• 1 palë dylbi;

• 3 telefona Smartphone;

 • 11 karta telefoni të kompanive të ndryshme celulare;

• 1 kamer  e markës JVC COMPACT VHC;

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?