Arrestohet ushtari, shantazhonte kolegen: Seks ose të publikoj videon intime
Një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është arrestuar sot nga Policia në Tiranë, pasi prej kohësh shantazhonte një kolegen e tij, E.K. se do t’i publikonte një video intime.
I arrestuari është Gersian Dumi, ushtar profesionist i FA-ve.
Dumi prej kohësh kërcënonte se do t’i publikonte një video intime një koleges së tij nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me të.
Ai e kërcënonte vajzën me një adresë në false në “Facebook”.
Pas shumë presionesh, ka qenë pikërisht vajza ajo që e ka denoncuar kolegun e saj në polici.
Fill pas dëshmisë dhe veprimeve procedurale, Dumi u arrestua në zonën e njohur ‘Vilat gjermane’, pikërisht në vendin ku ai kishte lënë takim me vajzën.
Por në vend të saj, ai u përball me efektivët e policisë.
Tashmë çështja i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes” ose “Dhunës për dhënie të çdo përfitimi tjetër”.

