ARRSH thirrje shoferëve: Reduktoni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën

Është liruar qarkullimi për automjetet në aksin rrugor Bogë-Theth. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se borëpastrueset kanë pastruar këtë aks.

ARRSH i bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes në lëvizje përgjatë kësaj rruge dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës.

Njoftimi i ARRSH-së:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas punës pa ndërprerje, si pasojë e rënies së një orteku hapet rruga Bogë-Theth. Qarkullimi kryhet pa probleme. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?