Artan Hoxha: Skaneri italian 10 vjet më i vjetër se ai shqiptar kap drogën, kurse në Portin e Durrësit…

Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion” ditën  e sotme tha se Porti i Durrësit është një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

 

Ai ngriti pyetjen dhe dyshimet se si ka mundësi që skaneri shqiptar në Portin e Durrësit që është 10 vjet më i ri se skaneri italian nuk i kap ngarkesat e drogës në kamionë gjatë skanerit para se të nisen për në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një nga rrugët kryesore të trafikimit të drogës, është porti i Durrësit, ku çdo kamion skanohet, dhe skanimit nuk e ka shteti por një kompani private e huaj. Kompania amerikane që e ka patur është larguar në janar të 2016-s. Ajo e kapte kanabisin dhe është e specializuar për drogën dhe armët. Ka kaluar në skaner gjatë vitit të kaluar, dhe pasi skanohet vihet me kryq pjesa ku mendohet se fshihet droga. Kanë shënuar kokën e trailerit, dhe pasi e kontrolluar gjetën aty ushqime që i mbante shoferi. Kur shkoi në Itali, skaneri atje gjeti ngarkesën 1 ton drogë brenda në karrocerinë me dru. U dënua doganieri të cilit i thanë kontrollo kabinën. Skaneri jonë i sofistikuar nuk e kapi, kurse skaneri vjetër italian e kapi,” tha Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?