Atentat shqiptarit në Francë qëllohet me plumb në kokë

Një shqiptar ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Toulouse, në Francë.

Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen ‘Arena’, ndërsa i plagosur ka mbetur një shqiptar rreth 42 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Mësohet se shqiptari është qëlluar me plumb në kokë nga persona ende të paidentifikuar dhe është transportuar menjëherë me urgjencë për në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet me dije se ai është transportuar për në spitalin Purpan, ndërsa sipas mjekëve ndodhet në gjëndje kritike për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të situatës.

Plagosja e shqiptarit vjen 48 orë pas vrasjes së një 23-vjeçari në lagjen ‘Bagatelle’ të Toulouse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?