Autoboti me targa turke përmbyset në mes të rrugës, evitohet shpërthimi
Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Mashan të Gramshit.
Një autobot gjigand me targa turke është përmbysur, por për fat të mirë drejtuesi i autoçisternës ka shpëtuar për mrekulli.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e repartit të Zjarrfikëses të cilat kanë evituar shpërthimin e çisternës.
Në vendngjarje shkoi edhe policia e cila ka kryer veprimet përkatëse dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sipas hetimeve të para dyshohet se shkaku ka qenë humbja e ekuilibrit të autobotit.







/Oranews

