Avokatë fillojnë bojkotin për tre ditë
Avokatët në gjithë vendin kanë nisur bojkotin tre ditor të gjyqeve. Dhoma e Avokatisë njoftoi një ditë më parë se nëse qeveria nuk reflekton për pagën e referencës që i rrit pagesat e sigurimeve shoqërore kësaj kategorie, atëherë protesta do të përshkallëzohet.
Gjatë këtyre ditëve avokatët do ndjekin vetëm seancat e vlerësimit të masave të sigurisë.
Dhoma e avokatisë shprehu keqardhjen që pas grevës së parë organet shtetërore u treguan indiferentë dhe nuk reaguan.
Dhoma e Avokatisë paralajmëron se ata që do të veprojnë në kundërshtim me këtë vendim bojkoti, konsiderohen në shkelje të rëndë të ligjit dhe do të përballen me proçedim disiplinor.