Balla: Blushi nuk do ta kuptojë që problemi i PD është vettingu
Deputeti i PS, Taulant Balla iu përgjigj Ben Blushit, i cili ka ftuar Bashën dhe Metën që të bashkojnë votat për të rrëzuar me mocion mosbesimi.
Në një reagim në rrjetet sociale, Balla thotë se “Blushi ose nuk e kupton ose nuk do ta kuptojë që problemi i PD është vettingu.“
Balla: Ben Blushi ose nuk po e kupton sic duhet, ose nuk do ta kuptoje. Problemi i PD nuk ka te beje fare as me zgjedhjet dhe as me qeverine.
E kemi thene qe diten e pare, problemi i Partise Demokratike eshte vettingu. Prioriteti i tyre numer nje eshte te bllokojne vettingun. Dje ne ishim te hapur per te negociuar dhe per te gjetur kompromis, ndoshta duke qene me te gatshem se sa duhet. Por PD nuk do kompromis apo dialog, sepse ata nuk e duan vettingun.
Me 18 qershor, Kushtetuta i ben thirrje qytetareve per te vendosur se kush do t’i qeverise per kater vitet e ardhshme. Partite politike mund te zgjedhin te paraqesin nje alternative ose jo.
Partia Socialiste do te kerkoje voten e popullit ne 18 qershor, sepse respekton Kushtetuten dhe vullnetin e popullit. Dhe sepse ne besojme se askush nuk mundet ta bllokoje vettingun dhe reformen ne drejtesi.

