Basha mbledh grupin e PD, zbulohet qëllimi

Pas mbylljes së protestës së opozitës, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar një mbledhje me ish-deputetët demokratë, kryetarët e degëve dhe të bashkive.

Basha ka ndërmarrë këtë veprim për t’i falënderuar për punën e tyre me strukturat dhe pjesëmarrjen në protestat e opozitës. Protesta e sotme që zgjati rreth 180 minuta dhe u zhvendos nga Kryeministria tek Parlamenti kaloi pa incidente.

Në mbyllje të protestës Basha, iu drejtua mbështetësve të tij nga selia blu. Ai tha se e sotmja ishte protesta më masive popullore në 29 vite dhe se Europa e ka dëgjuar tashmë zërin e tyre. Kreu i opozitës nuk ka hequr dorë nga kërkesat, pasi ai theksoi se është koha për zgjidhje politike, largimi i kryeministrit, qeveri tranzitore zgjedhje të lira.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?