Basha rrëfen incidentin në lokalin ku po drekonte me gruan e vajzat
Nga foltorja e Kuvendit kryedemokrati Lulzim Basha rrëfeu një eksperiencë personale me tatimorët, të cilën e cilësoi skandaloze.
Ai u shpreh se të gjithë skenën e kishte parë me sytë e tij në një ditë pushimi teksa drekonte me gruan dhe dy vajzat në një lokal në periferi të Tiranës. Sipas Bashës, tatmorët që ai i quajti taksidarë u sollën në mënyrë skandaloze duke terrorizuar gjithë lokalin.
“Mënyra se si u sollën ishte skandalaoze, nisën të numëronin faturat dhe pjatat e çdo klienti. Klientët u shqetësuan, pronarët gjithashtu. Pasi u larguan e zonja e lokalit mu afrua dhe më tha se për tre muaj ka marrë disa gjoba milionëshe. Shqetësimin e saj pronarja e mbylli me një pyetje retorike: Çfarë mund të ndodhte sikur ky ta kishte marrë me herët pushtetin”,- tha Basha.

