Basha zbulon arsyet pse mungoi në pritjen që bëri Meta: Ishin 2 orët më speciale

Kryetari i PD Lulzim Basha mungoi në pritjen që Presidenti Ilir Meta mbajti në Pallatin e Brigadave me rastin e festave të Nentorit.

“BalkanWeb” mëson arsyet që mbajti kryetarin demokrat larg festimeve të Tiranës dhe pritjes së organizuar nga Presidenti Meta. Ai vizitoi në mbrëmje Shkodrën për të marrë pjesë në koncertin e organizuar me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë. Basha shkruan në Facebook se kjo ishte një mbrëmje speciale për të.

“Në Shkodër shkoj gjithnjë me gëzim, por sonte në Festën e Flamurit gjithçka ishte speciale në qytetin tim shumë të dashur. Bashkia e Shkodrës, me elitën artistike shkodrane dhe bandën muzikore të qytetit, organizoi një koncert të mrekullueshëm, të denjë për skenat prestigjioze europiane. Ishin 2 orët më speciale të 105 vjetorit të Ditës së Pavarësisë! Faleminderit Shkodra! Gëzuar 28 Nëntorin!”- shkruan Lulzim Basha.
23915514_1704805122903995_1071330801109920888_n
24131193_1704805212903986_607860469576861115_n
23915787_1704805279570646_3113111369643732341_n

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?