Bashkia e Tiranës premton një tjetër sezon fantastik te Amfiteatri

Amfiteatri i Tiranës ka nisur përgatitjen e kalendarit të ri artistik për sezonin Mars-Nëntor 2019 me aktivitete artistike, edukuese, promovuese, konferenca, diplomime etj.

Të gjithë të interesuarit do të duhet që të aplikojnë më parë për rezervimin e skenës në linkun: http://aprtirana.al/rezervo-amfiteatrin-e-tiranes/ ose duke dërguar email në adresën: teatrihapur@yahoo.com.

Amfiteatri i Tiranës (rindërtuar nga Bashkia e Tiranës në maj 2018) është arena më e madhe e kryeqytetit me një kapacitet prej 1334 vendesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pajisur me një skenë të mbuluar e me ndriçim të përshtatshëm mirëpret publikun me koncerte, festivale, teatër, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?