Batuta e Dash Shehit për ata që do ankohen se ‘na lanë 1 orë pa makina’

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nuk e sheh si tragjedi bllokimin e makinave për një orë në rrugët e Tiranës. Ai ka folur në protestën e opozitës përballë kryeministrisë të dielën pasdite, duke iu drejtuar qytetarëve me një batutë.

“Qytetarë të Tiranës e të gjithë Shqipërisë! Nesër është një ditë e shënuar. Do ketë nga ato që do ankohen se “Na latë 1 orë pa makina”… por ato i kanë lënë 50 vjet pa makina, me biçikleta lëviznin…

Situata duket se do të shkojë drejt përplasjes mes demokratëve që do të bllokojnë rrugët dhe kryeministrit që paralajmëron arrestime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në protest, Dash Shehi theksoi se forca e opozitës është forca e paqes.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi të detyruar t’i kujtojmë të gjithë shqiptarëve, se kjo është lëvizja më paqësore. Ky është gandizmi i shqiptarëve, ne do rezistojmë në mënyrë paqësore, kjo është forca jonë, forca e paqes. Fatkeqësisht jam i detyruar ta them, ky popull shpesh shkon pas të fortës, por ne duam të shkojë pas të drejtit”,- tha Shehi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?