BE të hartojë një Plan Marshall kundër koronavirusit!
Kryeministri Spanjoll Pedro Sánchez i bëri thirrje Bashkimit Europian të hartojë një “Plan Marshall” për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Ai vlerësoi Komisionin Evropian për reagimin e tij ndaj krizës së shëndetit publik deri më tani, por shtoi se do të jetë i nevojshëm një plan i gjerë për të rigjallëruar ekonominë.
“Kjo është një krizë që po prek të gjithë BE-në. Ne duhet të artikulojmë një plan të madh rindërtimi, një Plan të dytë Marshall, “tha Sánchez në një konferencë për shtyp.” Ne po bëjmë një përpjekje të jashtëzakonshme fiskale, por është e rëndësishme që këto përpjekje mos të jenë vetëm në nivelin kombëtar “.
Numri i rasteve në Spanjë është rritur dhe ekspertët paralajmërojnë se vendi është rreth një javë prapa Italisë, e cila është tanimë vendi më i prekur nga COVID-19 në botë. Madridi shpalli gjendjen e emergjencës të hënën e kaluar dhe njoftoi një paketë prej 200 miliardë eurosh për të zbutur efektet e koronavirusit.
KOHA JONË SONDAZH

