“Bëre figurë të keqe duke iu hakërryer gazetarëve”, Rama i kthehet komentuesit: Më neverit ai kazan!
Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga ofendimet dhe fyerjet që i bëri gazetarëve një ditë më parë, kur foli jashtë ambienteve të Kuvendit mbi rrëzimin e kërkesës së prokurorisë që kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit, Rama ka postuar mbrëmë një status në ‘Facebook’ ku thoshte se nuk kishte fyer askënd, por kishte dhënë opinionin e tij.
Por qytetarët kanë komentuar duke i kujtuar kryeministrit se ka bërë figurën më të keqe duke iu hakërruar gazetarëve.
Komentuesi: Bukur fare KM meqe fole per pushtetin e medias duhet me gjakftohtesi te vesh ne kandar pushtetin tend me te tyrin….Ti sot bere figuren me te keqe te mundeshme duke ju hakerryer punetoreve te thjeshte te medias (gazetareve ) , mos harro kurre KM se arroganca nuk eshte argument .
Replika e Ramës: Ilirjan Rroseni mbase u bene shume se ti je tek te paktet! Nese ty te shijon ai kazan, puna jote, mua me neverit njesoj si te shumtit.

