Berisha e nis fjalën: Të dashur kumbarë kanabistë që jeni ulur pas meje

“Të dashur kumbarë kanabistë që jeni ulur pas meje…” kështu e nisi fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ish  kryeministri Sali Berisha.

Ai akuzon Ramën se fshihet pas trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sali Berisha: “Të dashur kumbarë kanabistë që jeni ulur pas meje… Dosja italiane nuk e citonte Edi Ramën, me gjithë dëshirën që kisha, por Edi Ramën e akuzoi vetë Edi Rama kur u bë parzmore e atij që shteti dhe Kushtetuta ikishte ngarkuar luftën kundër trafiqeve dhe bënte vetë trafiqet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama për shkak të hipotekës e dosjeve të tij të rënda u dorëzua para Tahirit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmet nga Greqia bëjnë me dije se në krye nuk është Tahiri por dhe njerëz të afërt të Edi Ramës. Ata e thonë indirekt vetë Edi Rama. Kush janë njerëzit më të afërt të Edi Ramës?! 

Gramoz Ruçi. Nuk kam të dhëna se djegia e kullës së Qerem Bracit ka lidhje me Habilajt apo Balilin nuk e them dot

 I dyti është Don Agacio, kumbara që lidh ndragetën me qeverinë. Por në këtë rast nuk kam të dhëna.

I treti është Olsi Rama.

Rrethi i kuq po i ngushtohet Noriegës çdo ditë e më shumë. Dosja e Xibrakës i qëndron si shpata e Demokleut mbi qafën e tij. Është koha e fundit të arsyetoni. Sa i takon ligjit keni vjedhur 4 vjet 15 mijë ha tokë, do vidhni dhe 15 ha të tjera, vazhdoni e grabisni tokat e shqiptarëve”

Pas Berishës aktualisht po mban fjalën Rama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?