Berisha: Ka klane që po e festojnë goditjen e Saimir Tahirit

Ish-kryeministri Berisha, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ka komentuar kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, për shkak të dyshimeve për bashkëpunim me Mosi Habilaj në aktivitet të trafikimit të lëndëve narkotike në Itali.

Berisha është shprehur se ka dijeni për klane të cilat po festojnë goditjen e ish-ministrit të brendshëm.

“Dosja italiane ka një rregull. Shtetet mike para se ta plasin në erë vijnë dhe të thonë që na ka dalë ky problem. Antimafia italiane është institucioni më i pavarur. Dikush nga ministria i ka thënë Ramës që kemi këtë problem. Unë di klane që po festojnë për goditjen e Tahirit. Ram dorëzoi dosjen për një zotim që kishte marrë, pra që ne nuk do pengojmë drejtësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra Rama e nisi me median dhe dosja iu dha edhe opozitës, por jo nga Rama. Po në këtë linjë ai nxori të parin Fatmir Xhafën që tha se hetimi italian nuk ka lidhje me ne. Ata i bënë të qartë që drejtësia do veprojë’”-është shprehur Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?