Berisha: Rama po mashtron me legalizimet, pasi po shpërndan letra fallco

Ish Kryeministri, Sali Berisha gjatë komunikimit të tij te çadra e opozitës ka treguar se të gjitha lejet e legalizimit që shpërndan Edi Rama në fakt janë të gjitha mashtrim.

Në lidhje me këtë, Berisha tha se si ka mundësi që janë kaq shumë leje legalizimi dhe s’ka tapi dhe që të gjitha ato letra janë krejtësisht fallco.

“Letra e legalizimit është një letër fallso që ai  e bëri për të mbuluar premtimin mashtrues që do të bënte legalizimet falas. Sa janë tapitë e firmosura, të gjitha ato që hedh janë letra mashtrimi, keni besim të madh që qeveria e ardhshme e kryeministrit Basha do të konsiderojë tapinë për të gjithë ju, nastradinin që ka dy muaj që jeton me maskë në zyrën e tij”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?