Blendi Gonxhja: 8 Dhjetori 1990, moment historik që ndryshoi drejtimin e Shqipërisë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte në Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” ku së bashku me studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë zhvilloi një diskutim mbi ngjarjet e 8 Dhjetorit 1990.

Gonxhja u shpreh se 8 Dhjetori 1990 ishte “një moment historik që ndryshoi drejtimin e Shqipërisë, duke na kujtuar vlerën e shpresës dhe përpjekjeve për të ardhmen, pa harruar rëndësinë e reflektimit”.

“Ky bashkëbisedim ishte një mundësi për të ndarë mendime, kujtime dhe për të frymëzuar brezat e rinj të mbajnë të gjallë frymën e demokracisë. Sepse guximi për të vepruar është forca që sjell ndryshimin dhe e ardhmja i përket atyre që nuk hezitojnë të ndërmarrin hapa përpara”, nënvizoi Gonxhja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?