Blushi është shumë supersticioz, zbulon lidhjen e tij me numrin 7

I ftuar sot në emisionin e pasdites tek “Rudina”, Ben Blushi foli për jetën e tij brenda dhe jashtë politikës. Teksa fliste për etapat e tij të rëndësishme në jetë, shkrimtari zbuloi lidhjen e tij me numrin shtatë.

Ai rrëfeu se në vitin 1987 mbaroi gjimnazin, në vitin 1997 kapërceu nga gazetaria në politikë dhe në 2007-n “filloi të shkruajë prozë realisht”. Arsyeja pse ai ndihet optimist për zgjedhjet e këtij viti? 2017-a mbaron me shtatë, dhe në të gjitha vitet që mbarojnë me këtë numër, i ka ndodhur diçka madhore dhe e rëndësishme. Mesa duket shtata është numri i fatit për themeluesin e Libra-s.

Një tjetër supersticion i Blushit doli në pah gjatë bisedës për librat dhe të shkruarin. Ai tha se: “Si çdo shkrimtar kam edhe unë bestytnitë e mia. Kur jam duke shkruar, s’i tregoj kurrë kujt çfarë po shkruaj. Më duket sikur do të ndryshojë fabula po t’ja tregoj dikujt tjetër. Më pas, kur e mbaroj një roman, nuk e prek më me dorë. Eva, bashkëshortja, është lexuesja ime e parë. Pastaj pres disa ditë, nevrikosem me veten dhe e rishikoj. Ka pasur raste, kur një libri me 700 faqe i kam hequr 150 faqe ditën përpara se ta çoja në shtypshkronjë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të letërsia është një regjim. Do punë dhe vullnet. Sipas Blushit, nuk mund të bëhesh shkrimtar nëse nuk ke vullnet të ulesh dhe të shkruash në ditët kur ke dhe kur nuk ke frymëzim. Ai nuk ka shkruar kurrë gjatë verës. “Nuk më ecën. Përherë shkruaj gjatë periudhës shtator deri në mars. Vera s’më ka frymëzuar akoma,” u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkrimtari dhe politikani foli për pasionet e tij dhe të qënit baba. Pikturat janë një ndër kënaqësitë e tij në jetë. Që i ri, Blushi ka koleksionuar piktura të realizmit socialist, por tanimë jo. “Jam i kënaqur me pikturat që kam dhe nuk kam më vend në shtëpi ku t’i mbaj,” tha ai.

Për sa i përket fëmijëve, vajzës dhe dy djemve të tij, ai tha se: “Ajo që më intereson më shumë është liria e tyre. Dua të mos i kompleksoj. Vajzat janë pak më të disiplinuara, djemtë janë pak më rebel, e pavarësisht kësaj fëmijët e mi janë të ngjashëm. Jam krenar për ta sepse po rrisin njëri tjetrin, edhe pse kanë vite të tëra diferencë në moshë”.

Në lidhje me zgjedhjet  përgjithshme që do të mbahen të dielën, ai i këshilloi të gjithë të votojnë kë të duan. “Shkoni të lirë dhe votoni kë të doni të dielën. Kush është mbi 18 vjeç, voton numrin 18,” tha ai duke sugjeruar numrin në listë të partisë së tij./Anabel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?