Bota u paralajmërua për pandeminë, por e neglizhoi
Ish drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Harlem Brundtland akuzoi shtetet e botës se ato ishin paralajmëruar për rrezikun një pandemie globale, por prapë nuk u treguan vigjilente.
Brundtland, e cila ishte edhe kryeministrja e parë femër e Norvegjisë, është bashkë-kryetare e Bordit të Monitorimit Global të Përgatitjes së OBSH-së dhe Bankës Botërore, që publikoi një raport në shtator 2019 ku paralajmërohej një “pandemi shumë vdekjeprurëse”.
“Ajo që ne po përballemi tani është një katastrofë e paralajmëruar. Ne pamë boshllëqe të mëdha alarmante në gatishmërinë e botës dhe gjetëm prova bindëse të një kërcënimi shumë të real“, tha Brundtland duke shtuar “Nuk është vonë, por ne duhet të merremi me faktin se ne jemi tashmë përballë saj, që do të thotë të vendoset theksi në mobilizimin e fondeve dhe (vendosjen) e vëmendjes për marrjen e pajisjeve që janë të nevojshme“.
KOHA JONË SONDAZH

