Braimllari: Do rrimë këtu deri sa Edi Rama të shporret

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari në një prononcim gjatë marshimit protestë deklaroi se shiu dhe breshëri nuk ndalin vrullin popullor. “Përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e këtij vendi është Edi Rama. Është përgjegjësi kryesor për largimin e të rinjve nga ky vend. Është përgjegjësi kryesor për varfërinë, u shpreh mes tjerash Braimllari.

Deklarata e plotë

Nuk ka shi dhe breshër që ndal vrullin popullor. Do rrimë këtu deri sa Edi Rama të shporret një orë e më parë nga ky vend. Sepse është përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e këtij vendi. Është përgjegjësi kryesor për largimin e të rinjve nga ky vend. Është përgjegjësi kryesor për varfërinë. Nuk ka deklaratë provokative të Policisë së Shtetit që na ndal në rrugën tonë. Siç e shikoni ka vetëm turmë që proteston kundër Edi Ramës. Provokatorët janë civilë të futur nga Sandër Lleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?