Britania e Madhe do paguajë 100 miliardë euro BE

Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakord që të respektojë plotësisht angazhimet e saj financiare ndaj Bashkimit Europian, deri në 100 miliardë euro, si pjesë e marrëveshjes me Brukselin për faturën e divorcit të “Brexit”.

Kështu shkruan gazeta “Financial Times”, e cila bazuar në burimet e saj diplomatike brenda bisedimeve, thekson se shifra reale do të jetë më pak se gjysma e angazhimeve të marra.

Artikulli i “Financial Times” duket se konfirmon atë që raportoi më herët gazeta britanike “Daily Telegraph”, e cila tha se Londra dhe Brukseli kanë rënë dakord që fatura e divorcit të jetë mes 45 dhe 55 miliardë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta shkruan gjithashtu se është arritur një marrëveshje në parim, për kërkesën e BE-së për një dëmshpërblim financiar prej 60 miliardë eurosh.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Reuters” shkruan se Komisioni Europian refuzoi që të komentojë për raportimin e “Financial Times”, heshtje që pasqyrohet edhe në Londër.

Analistët thonë se dorëzimi britanik para qëndrimit të ashpër të BE-së ishte i pritshëm, por tashmë duhet parë sesi kryeministrja Theresa May do ta justifikojë faturën para Parlamentit dhe opinionit në Britani, përcjell TCh.

“Brexit” është shndërruar në një problem shumë të madh për kryeministren britanike dhe ka përçarë fort qeverinë, ndërsa qartësisht shihet se premtimet para referendumit për një largim pa kushte nga BE-ja nuk ishin aspak afër të vërtetës.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/britania-dorezohet-para-be-se-per-faturen-e-brexit-467781/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?