Ceka: Djegia e KZAZ në Vaun e Dejës, si ajo e Rajshtagut në Gjermani
Politikani Neritan Ceka nga studio e emisionit “360 Grdaë” në RTV Ora u shpreh se djegia e KZAZ-së nr 6 në Vaun e Dejës i ngjan si historia e djegies së Rajshtagut në Gjermani.
Ceka: Kjo më kujton djegien e Rajshtagut. E dogjën nazistët për të vendosur diktaturën.
Zheji: Rajshtagu ka qenë parlamenti Gjerman dhe për të gjetur një motiv nazistët që të nxirrnin jashtë tij partinë komuniste gjermane dhe gjithë të majtët dhe partinë liberale, duhej një gjest i fortë. Atëherë i vunë vetë flakën Rajshtagut dhe akuzuan si djegësit e parlamentit komunistët. I arrestuan komunistët dhe ai është një nga proceset e famshme të procesit të kaluar, ku të akuzuarit që ishin ata që gjoja e dogjën u bënë akuzuesit më të mëdhenj të atij regjimi, por pa e penguar Hitlerin ti ciflosej pushteti.
Ceka: Dhe kjo i ngjan pak se nuk pam asnjë që ta sulmonte dhe ti vinte zjarrin përveç policëve. Por nuk duan të akuzoj policët sepse nuk besoj të merren me pisllëqe të tilla.

